Skandal në Durrës/ Qytetarët merren me dhunë në votime

Ish-deputeti i PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi ka denoncuar sot manipulimet që po ndodhin me votimet e PS në 30 qershor.

Ai ka publikuar mesazhe që vijnë nga qyteti i Durrësit, ku faktohet se administrata po merret me dhunë në votime.

“Banditet e Bashkise Durres po ushtrojne ‎presion mbi personat qe shesin te tregu i fruta-perimeve i Durresit per t’i detyruar te votojne diten e diele bashke me familjet e tyre. Tregtaret jane kercenuar qe nese nuk votojne te dielen, ne 30 qershorin e Edi Rames, atyre do t’u hiqet leja e tregtimit ne tregun e fruta-perimeve. Tregtaret denoncojne se objektivi i ketyre banditeve me pushtet te PS me ne krye Dakon eshte qe te arrijne te sajojne me cdo kusht dhe cdo menyre 48 perqind te pjesmarrjes ne votim‎. Kjo eshte veper penale. Por prokuroria e Arta Markut nuk vepron sic nuk ka vepruar per dosjen 339 te vjedhjes se zgjedhjeve ne Durres ne 2017”,- shkruan Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?