Sot në Kiev treshja më e fortë e Europës, Macron-Draghi-Scholz
Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi do të vizitojnë ditën e sotme Kievon.
Ata u nisëm gjatë natës së mbrëmshme me tren, nga ku kanë shkrepur edhe një foto të tre së bashku.
Është hera e parë që të tre udhëtojnë në Kiev që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Duke folur me gazetarët në platformë e trenit sapo mbërriti në Kiev, Macron tha se liderët do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe do të vizitojnë një vend të një masakre ruse kundër ukrainasve.

