FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot negociata për Presidentin e ri! PS takime të veçanta me Mediun, Dodën dhe Alibeajn

Ende nuk ka asnjë emër për President për t’u hedhur për votim në raundin e parë të përcaktuar të zhvillohet të hënën e 16 majit, ora 17:00.

Sot është ditë negociatash. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla do të zhvillojë një takim me krerët e grupeve parlamentare të tjera.

Takimet ndërmjet kryetarëve të grupeve parlamentare do të zhvillohen të ndara. Kështu, në orën 09:00 pritet që të diskutohet mes kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla me Mesila Dodës. Më pas takimi do të pasohet me Fatmir Mediun, që do të zhvillohet në orën 10:00 dhe në 11 është parashikuar takimi me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt, i cili ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama i ka lënë dorë të lirë opozitës që të propozojnë ata të parët emrin e kandidatit për president. Partia Socialiste nuk do të çojë propozim në raundin e parë, që do të mbahet në datën 16 maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?