FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot raundi i parë i votimit për kreun e ri të shtetit

Dita e djeshme ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për raundin e parë të votimit për presidentin e ri.

Në sekretarinë e kuvendit nuk është depozituar asnjë kandidaturë. Kështu, raundi i parë sot në orën 17:00, do të zhvillohet pa pasur një emër për t’u votuar.

Pavarësisht mungesës së një emri raundi i parë sipas kushtetutës do të quhet i ezauruar për t’ia lënë vendin raundit të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, të martën do të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe do të vendosë datën për raundin e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tryeza e negociatave në javën që po lëmë pas mes socialistëve Balla, Spiropali dhe Gjiknuri dhe kryetarëve të dy grupeve parlamentare nuk prodhoi emra.

Presioni kohë sa vjen e shtohet në gjetjen e një ose disa emrave për t’i votuar në raundin e dytë i cili kërkon 84 vota.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?