Spahiu-Braçes: Kush përfitoi 3 mln euro? Të hetohet çështja

Statusi i Minatorit, i propozuar nga LSI-ja, ka nxitur diskutim mes maxhorancës dhe opozitës. Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar sot pasi deputeti i PS-së, Erion Braçe, u shpresh se deputeti i LSI-së që edhe e mbështet si nismë, kërkon të përfitojë nga Statusi i Minatorit.

Në një postim në facebook, Spahiu i drejtohet Braçes me pyetjen se kush përfitoi 3 milion euro në vit, nga heqja e akcizës së pijeve energjike.

”Uroj që komisioni përgjegjës të gjykojë më ftohtë këtë çështje, pasi quhet i Mirëqënies dhe Shëndetësisë, aq të nevojshme për punonjësit e nëntokës”,-shkruan deputeti i LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo dëgjova Kryetarin e Komisionit të Ekomomisë të shprehet se unë dua të përfitoj politikisht me Statusin e Minatorit.

Un po e pyes atë se kush përfitoi FINANCIARISHT 3 milion euro në vit, nga heqja e akcizës së pijeve energjike.

Uroj që komisioni përgjegjës të gjykojë më ftohtë këtë çështje, pasi quhet i Mirëqënies dhe Shëndetësisë, aq të nevojshme për punonjësit e nëntokës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?