Spahiu: Minatorët t`i bashkohen nesër protestës së diasporës te Kryeministria

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ku i fton të gjithë minatorët, t`i bashkohen protestës së diasporës në orën 17:00, përpara Kryeministrisë. Spahiu thekson se viti po mbyllet, por qeveria nuk bëri asgjë për statusin e minatorit.

Postimi i plotë:

E hodhi poshtë propozimin për Statusin e Minatorit në Shkurt, me premtimin që brenda vitit gjithçka do zgjidhej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe ja ku jemi, viti u mbyll, mbledhja e fundit e qeverisë ndodhi, dhe asnjë fjalë nuk u tha, askush nuk e zu me gojë atë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

U fol vetëm për studentët, dhe arsyeja pse u fol për ta është vetëm një, protesta që ata bënë, por dhe që pritet të bëjnë.

Kështu që protesta ngelet e vetmja rrugë me Të.

Minatorët, bashkë me familjet e tyre, i thërras ta nisin që nesër, t`i bashkohen protestës së diasporës në orën 17, përpara Kryeministrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?