Spahiu: Qeveri e kapur, asnjë ndihmë për investimet e huaja
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, shprehet se qeveria nuk u ka dhënë asnjë lehtësi investuesve të huaj, pasi kjo sipas tij, dëshmohet qartë nga rënia e investimeve të huaja në vendin tonë.
Në një postim në facebook, Spahiu thekson se qeveria po promovon prej dy ditësh tashmë një fabrikë, si një lajm të madh për vendin tonë.
Për deputetin e LSI-së, fabrika mund të jetë lajm i madh, por ”në fund ajo shfrytëzon pasuritë e vendit tonë dhe nuk ështe tregues se qeveria po i jep lehtësi investimeve të huaja, përkundrazi, ajo po lehtëson vetëm ata sipërmarrës nga të cilët jeni të kapur”,-shkruan Spahiu.
Statusi
Prej dy ditësh po na “shitet” lajmi i madh i një fabrike, që normal ēshtë diçka shumë e mirë. Por përsëri është një investim që shfrytëzon pasuritë që ka ky vend e s’ka asnjë lidhje me incentiva apo lehtësi nga ana e Qeverisë për investitorë të huaj.
Të gjithë i pamë të dhënat e fundit të rënies së këtyre investimeve.
Ju nuk e kaloni dot ngërçin e kapjes nga bizneset e mëdha, janë ata që ju kanë emëruar në punën që bëni e prandaj deri sa vota të çlirohet prej tyre kjo histori, e tillë do të vazhdojë.
KOHA JONË SONDAZH

