Spahiu: Situata afër të ”zezës”, të shtunën protestë e fortë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u shpreh se situata në vend është afër të “zezës” dhe se ka shumë arsye pse duhet të protestohej më 27 janar. Më tej ai shtoi se nuk proteston me arsyen që nuk ka alternativë. Spahiu nënvizoi se protesta do të jetë shumë e fortë

”Sapo u ktheva nga Dibra, Bulqiza. Gjithsecili ka një arsye për të protestuar. Jo situatë rozë, por është shumë afër të zezë. Ne jetojmë tek Unaza e Vogël, por dal shumë shpesh jashtë Tiranës. Protestën e shoh atje tek tavolina ku u ulen ata. Pastaj vijnë me autobusë apo jo, nuk ka shumë rëndësi. Le të vazhdohet me mjetet e propagandës. Them si i ka mbaruar edhe fjala kësaj historisë së këtij vendi në lulëzimit të paparë të këtij vendi në Adriatik. Ke një rritje ekonomike fiktive nga dy projektet që po mbarojnë. Ke mos ulje të borxhit publik, ke rënie të mirëqenies. Nuk proteston me arsyen që nuk ka alternativë, do ta tregojmë. Protestë do të ketë dhe do të jetë shumë e fortë”,-tha Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?