Spiropali i turret Bashës: Ulu e qepe gojën, respekto ligjin
Çështja Tahiri ka shkaktuar një mori akuzash mes mazhorancës dhe opozitës ditët e fundit. Këtë herë deputetja e PS-së, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të Bashës.
Pasi Basha tha se deklaratat politike të asistent Zv.Sekretarit të Shtetit dje dhe ambasadori të SHBA z.Donald Lu so, kanë qenë një goditje për Ramën e dëshpëruar.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Spiropalit në mbrojtje të Ramës, duke e quajtur Bashës dhe kampin e tij si “front i dëshpërimit”.
“Lulzim Basha u perpoq shume por nuk e fshehu dot pengesen ne fyt, pas dy goditjeve te njepasnjeshme qe mori maskarada politike me drejtesine, nga asistent Zv.Sekretari i Shtetit dje dhe ambasadori i SHBA z.Donald Lu sot. Mbështetje hetimit, deri ne fund, por jo shenjestrime politike (siç ben Fronti i Deshperimit). Zbulim i te vertetes per qytetaret, deri ne fund, por jo gjyqe si ne komunizem (sic bejne Karavidhet e Shportes Opozitare). Pa faj apo me faj, nuk e thote dot askush perveç hetimit dhe gjykimit (keshtu qe ta ulin qepenin e gojes te gjithe dhe te respektojne Kushtetuten e ligjin)!”-shkruan Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

