FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali: Ja pse nuk e lajmëruam Kokëdhimën për Kryesinë

Ish-deputeti Koço Kokëdhima nuk ishte pjesë e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Ndonëse ai është Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, ish-ligjvënësi i majtë nuk ishte vënë në dijeni për mbledhjen.

E pyetur rreth kësaj, zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali, theksoi se kjo është një mbledhje periodike dhe se njoftimet bëhen nga kryetari.

“Takimi i sotëm në orën 18:00 është një mbledhje periodike që bëhet në Kryesinë e PS. Nuk mund të them se pse zoti Koço Kokëdhima nuk vjen”, tha Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas heqjes së mandatit si deputet, Kokëdhima është distancuar nga roli i tij brenda PS-së, ndërsa shpesh herë në media është përfolur për një marrëdhënie jo të mirë mes tij dhe kryeministrit Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancën plenare pritet të diskutohen ligjet për reformën në drejtësi, pr/ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe ligji për kamerat e sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?