FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali ”leksion” opozitës: Pushteti nuk merret me telenovela

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali gjatë fjalës në seancën e sotme në kuvend, hodhi akuza në drejtim të opozitës. Duke iu referuar rastit të audio përgjimit i njohur si ”Babale”, Spiropali tha se pushteti merret me votë dhe jo me telenovela.

”Ne me krimin nuk bëjmë politikë. Përdorimi dhe manipulimi kriminal, ku opozita ka zhytur përfaqësues të saj. Nuk imagjinohet që një parti të futet aq shumë në gjirizet e krimit për të nxjerrë fakte të manipuluara për të goditur qeverinë. Pushteti merret me votë dhe jo me telenovela. Telenovelat orientale në TV kanë ndikuar tek psikika e opozitës. Ne e luftojmë krimin me masa konkrete. Prokuroria dhe Gjykata duhet të lihet që të bëjë detyrën saj dhe politikën dhe opozitën duhet ta kthejmë në binarët e arsyes”,-tha Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?