Spiropali përplaset me Berishën në Kuvend: Koha e Sulltanatit tënd ka mbaruar, Sali!

Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar me ish-kryeministrin Berisha në lidhje me akuzat e ngritura nga ky i fundit për bllokimin e procesit të integrimit, si pasojë e korrupsionit dhe keqqeverisjes socialiste.

Spiropali në fjlën e saj u shpreh me ironi se koha e sultanatit të ish-kryeministrit Berisha ka mbaruar dhe se Perëndimi i ka mbyllur portën për Berishës, por jo shqiptarëve.

Fole për padrejtësi se ka mbaruar koha e drejtësisë tënde Sali. Ka mbaruar koha e sulltanatit tënd Sali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka mbaruar koha e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nxirrje nga hiçi për të mbrojtur ty dhe miqtë e tu. Gjuha të shkoi aty ku të dhemb dhëmbi, largimin e Shqipërisë nga Perëndimi, por sigurisht që Perëndimi të ka larguar ty por jo shqiptarët. Të duket se Perëndimi të ka larguar ty dhe si rrjedhim dhe Perëndimi dhe SHBA-të janë larguar nga Shqipëria. Jo, janë akoma dhe më afër”, tha Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?