Spiropali: Rama ka të drejtë për mediat

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ishte e ftuar në emisionin “Top Story”, ku ka mbrojtur Kryeministrin pas ofendimeve dhe talljeve që ky i fundi lëshoi ndaj gazetarëve.

Sipas Spiropalit, reagimi i Ramës erdhi i nisur nga qëndrimi dhe raportimi i gazetarëve për çështjen “Tahiri”. Deputeteja e PS tha se saj në shumicën e rasteve gazetarët kanë keqinformuar.

Ajo përmendi raportimet mediatike që thanë se Rama rrëzoi prokurorinë dhe nuk i hoqi imunitetin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por sipas Spiropalit ky është një keqinformim, pasi kjo nuk është e vërtetë, sepse imuniteti është hequr që në vitin 2012 dhe maxhoranca jo vetëm që nuk mbrojti Tahirin, por i hapi rrugë Prokurorisë për hetim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?