Spiropali: Zhurma e opozitës nuk ndikon në BE, qeveria pret…
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, koordinatorja kombëtare për bashkëqeverisjen në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, ka deklaruar se do të vijojë komunikimi me qytetarët. Në një prononcim për mediat, Spiropali deklaroi se do të vijojë koalicioni i madh, duke dëgjuar qytetarët dhe problemet e tyre për të bërë të mundur një ndryshim.
”Ne fituam mandatin në një koalicion me qytetarët dhe jemi të vendosur ta vijojmë koalicionin e madh, do të dëgjojmë qytetarët kudo problemet e fermerëve, qytetarëve të papunë dhe të punojmë me vendosuri për të bërë të mundur një ndryshim”-,tha Spiropali.
Ajo u shpreh se PS-ja është e vendosur për zhvillimin ekonomik dhe axhendën evropiane të Shqipërisë, pavarësisht që opozita tha ajo, bën zhurmë për integrimin.
”Në këto muaj të punojmë fort për axhendën erorpiane të Shqipërisë, për të bërë detyrat e shtëpisë. Jemi në një pikë të mirë të marrëdhënies me BE, pavarësisht zhurmës së opozitës në vend, por edhe kur flasin anglisht me BE, ne vendosim para axhendën e Shqipërisë para interesit politik”, deklaroi Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

