Strazimiri: Protesta masive sa do të harrohet rasti i Rumanisë

Për deputetin demokrat Gent Strazimiri nuk ka asnjë dyshim që protesta e nesërme do të jetë masive. Madje ai është aq optimist sa ka bërë të ditur se protesta për nga masiviteti që do të ketë do të bëjnë që të harrohen protestat masive që kemi parë këto ditë në Rumani.

“Do të jetë një manifestim qytetarie, një manifestim i qytetarëve për ti thënë mjaft kësa qeverie që ka fytyrën e arrogancës. Shqiptarët të dalin në rrugë, unë besoj se shqiptarët janë më të mënçur, ne do të japim një mesazh që do të harrohet Rumania. Do të jenë qindra mijëra”, tha Strazimiri gjatë një interviste për Ilva Taren.

Ai theksoi se shqiptarët do të dalin në protestë, pasi janë duke vuajtur arrogancën dhe keqqeverisjen. Por Strazimi është i qartë se zgjidhja nuk do vij vetëm nga kjo protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është zgjidhja data 27, as e nesërmja e saj, ky është një proces që ka nisur dhe zgjidhja nuk është ngjarja. PD deri sa të vij në atë moment (te zgjedhjet) ka këtë betejën përpara dhe me çlirimin e votës së shqiptarëve. Ndaj të jemi në kushtet kur duhet ti japim mundësi shqiptarëve që të zgjedhin mes arrogancës së Lulzim Bashës dhe përulësisë së Edi Ramës”, shtoi Strazimiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?