Strazimiri: Sa Saimir ka Shqipëria deputetë dhe ish-ministra?
Deputeti Gent Strazimir anëtar i Këshillit të Mandatave ka publikuar pak më parë një status, përmes të cilit synon në mënyrë ironike edhe një herë të vërë në dukje, se ish-ministri Saimir Tahiri është ai për të cilin flitet në përgjimet e italianëve dhe nuk ka Saimir tjetër sikurse ky i fundit pretendon.
Anëtari i Këshillit të Mandateve dhe deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri me anë të një statusi në Facebook, por në formë ironike kërkon që të theksojë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është personi për të cilin flitet në dokumentat e publikuar nga përgjimet e italianëve.
Me anët të këtij statusi Strazimiri, hedhë poshtë pretendimet e kundërta të deputetit Saimir Tahiri.
Postimi i plotë në Facebook i Gent Strazimirit:
Në bashkësinë e madhe të Saimirëve të këtij vendi, nga fashikujt e hetimeve të antimafias italiane Këshillit të Mandateve të Kuvendit, I duhet veçojë vetëm 1 që:
– ta ketë mbiemrin “Tahiri”
– të jetë “deputet në Shqipëri”, “njeri I politikës”
– të jetë pronar I makinës tip “Audi” me targa AA 003 GB
– që 5 milionë euro në muaj nuk I dalin, e as 20 milionë euro për fushatë elektorale…
… Prokuroria e ka zënë një por, ai na tha sot me zë dhe figurë “nuk jam unë…është një Saimir nga Fieri…shofer kamioni…”!
Shokët e bandës në emër të “reformës në drejtesi” dhe “të dhënies fund të të paprekëshmëve dhe paprekshmërisë”… e besojnë….
KOHA JONË SONDAZH

