Strazimiri: Tahiri i dërgoi sinjal Ramës, “burg për partinë nuk bëj”

Për deputetin demokrat Gent Strazimiri shprehja e kryeministrit ‘Nuk keni parë gjë akoma” e përdorur nga ish-Ministri Tahiri, është një sinjal që ky i fundit i dërgon Ramës që nëse bie unë do t’iu tërheq pas vetes.

Ish-zv/Ministri i Brendshem thotë se shefi i qeverisë nuk arriti do të bindë Tahirin që të bëjë burg për partinë.

Strazimiri: S’keni parë gjë akoma, është fjalë e kryeministrit që nuk mund ti adresohet askujt tjetër. Saimir Tahiri po u thotë burg për interes të partisë nuk bëj, nëse bie unë, bini të gjithë. Sot është akti i dytë që me sa duket pasi nuk e kanë bindur dot të bëjë burg për partinë.E ka ditur tërë Shqipëria lidhjen me Habilaj, makinën e tij.Çfarë ka thënë Zagani në 2015 janë të gjitha akuza të Gaurdia di Finanza.Nuk e di çfarë pret media, shoqëria që të çohet dhe thotë: Stop, nën Edi Ramën ndoshta edhe po, nën krim të organizuar jo nuk mund të rrimë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga çfarë pretendon mazhoranca, deputeti demokrat Gent Strazimiri thotë se në senacën me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve prokuroria e krimeve të rënda paraqiti prova të reja për çështjen Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Strazimiri thotë se ky ishte shkaku që pas saj avokati i Tahirit kërkoi 3 ditë kohë për mbrojtjen.

Strazimiri: Nëse prokuroria nuk do kishte pasur prova, nëse ajo senaca me dyer të mbyllura do të kishte qenë e kotë nuk kishte arsye që avokati i Tahirit bashkë me Tahirin të kërkonin  tre ditë kohë për mbrojtje.Nuk kanë nevojë të mbrohen para nesh se nuk jemi gjykatë.

Sipas Strazimirit, shumica dështoi të jepte provën e parë në reformën e drejtësisë.

Strazimiri: Një qeveri e përgjegjshme ka vetëm një fjalë: Merreni, dritën jeshile hetimit për cilindo.Ky SPAKU i famshëm erdhi sot, ishte veprimi i tij i parë, erdhi dhe kërkoi me seriozitetin e antimafias italiane imunitetin e një deputeti, nuk ja dhanë. Po përpiqen të bëjnë gjithçka që gjëja të mos ndodhë.

Këshilli nuk është gjykatë

Nuk vlerësojmë provat e prokurorisë se nuk jemi gjykatë. Kolegët e PS për fat të keq u vendosën në anën e palës mbrojtëse.Ishim dhe në një seancë me dyer të mbyllura që ishte krejtësisht ezauruese. E gjitha çka po ndodh 48 orët e fundit është një tragjedi që po i ndodh vendit sepse partia në pushtet duke e kuptuar se ligji nuk mjafton për ta nxjerrë nga ky hall i madh ku kanë rënë po përpiqen të përbuzin ligjin. Kompetenca e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve ëhstë të sqarohet nëse prokuroria e ka kryer si duhet detyrën e saj për të kryer veprimet hetimore për deputetin imunitetin e të cilit kërkon të heqë apo pas asaj që thotë prokuroria fshihet diçka që nuk ka lidhje me atë që prokuroria thotë. Në rastin konkret secili prej kolegëve duhet të argumentojë faktin se Guardia de Finaza, prokuroria e Katanias, gjykata e Katanias ka një problem me Saimir Tahirin, e ka ngritur dhe e ka stisur për ti prishur karrierën Saimir Tahirit. Asnjë prej tyre nuk e thotë.As pyetjes direkte të prokurorisë nëse ekziston një ide qoftë dhe e largët e kësaj pune asnjëri nuk i dha dot përgjigje pozitive. Zvarritja e këtij procesi bjerr kockën e fundit që mund ti kishte mbetur këtij shteti dhe probaliteti për të marrë drejtësi.

Shtyrja e mbledhjes arbitrare

Nuk ka bazë ligjore kërkesa, Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve pikërisht që të mos vendosë kryetari është i formuar mbi bazën e paritetit, sa ka anëtarë mazhoranca aq ka dhe opozita. Duhet detyrimisht të bien dakord me konsensus të vazhdojnë mbledhjen, të ndërpresin mbledhjen, ti japin kohë apo jo.Në mënyrë arbitrare Ruçi u çua nga tavolina dhe iku.Nuk u hodh në votë, ishte vendim që nuk e prashikon rregullorja se nuk ka shumicën.

Përgjime të reja nga dosja italiane

Ka, ka gjithçka të shumëllojshme, kaq mund të them.Është gjithçka me seriozitetin që keni parë në filmat me antimafian italiane, e ka zënë antimafia italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?