FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studentët: Do vijojmë protestat

Jo vetëm nëpër rrjete sociale, por 99 Memet më të famshme të protestës së studentëve, janë ekspozuar sot poshtë zyrës së kryeministrit. Kjo formë e re proteste sipas tyre përcjell një mesazh “rezistencën”. “Duam t’ju themi që ne nuk ndalemi deri në plotësimin e të gjitha kërkesave tona”,- thanë studentët dje gjatë tubimit.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditura të mërkurën 11 vendimet e qeverisë për kërkesat e studentëve, të përmbledhura në Paktin për Universitetin. Po studentët shohin si zgjidhje shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. “Nuk mund t’i shkojmë sekretares me videon e kryeministrit, duhet të kemi diçka konkrete. Ne duam shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe tërhiqemi nga protesta. Nuk duam miratim të pjesshëm të kërkesave tona. Protesta do të vazhdojë edhe në Janar. Do ta bojkotojmë mësimin deri ne plotësimin e kërkesave”,- tha një prej studentëve. Studentët do të vijojnë me qëndrimin përpara kryeministrisë edhe përgjatë festave për t’u riorganizuar në Janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?