Studentët e Gjeologji-Minierave nxjerrin bllof Ramën: Nuk dimë me kë u takove!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me pedagogë të Fakultetit të Gjeologji Minierave. Takimi është mbajtur në fshehtësi të plotë dhe ka munguar transparenca për atë që është thënë aty. Vetë Rama e quajti menjëherë si nisje të dialogut me studentët.
“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun). Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë”, – shkroi kryeministri në rrjetet sociale.
Por menjëherë ka ardhur reagimi i Unionit Studentor të Fakultetit të Gjeologji – Miniera. Në një deklaratë për shtyp (lexo më poshtë) ata shprehen se asnjë takim nuk është zhvilluar ku ata si përfaqësues të studentëve të kenë marrë pjesë. Unioni i studentëve e quan të turpshëm takimin ndrysa thekson se ata nuk janë grevëthyes.
Çfarë ndodhi sot në ditën e 13 të protestës së studentëve…
- Mosbindje civile. Studentët bllokojnë rrugët kryesore në Tiranë (VIDEO)
- Rama, studentëve: Çfarë borxhi u kanë qytetarët që bllokoni rrugët?!
- Rama provokon studentët që protestojnë poshtë zyrës së tij
- Ngjela: Rama, një kryeministër sa i lig, aq dhe budalla
- Policia ngre dron për ta monitoruar protestën (FOTO)
- Plan B për protestën, Studenti: E kemi për Kryeministrin
- Studentët protestë masive, policia blindon Kryeministrinë
- Basha, thirrje shqiptarëve: Bashkohuni të gjithë me studentët
- Kryeministri sulmon protestën e studentëve
- Studentët nuk lejojnë Taulant Mukën që të flasë në protestë
- Studentët e revoltuar: Nuk durojnë më! Nuk ka më protestë paqësore
- Studentët protestojnë, Rama thotë se ka nisur dialogun
KOHA JONË SONDAZH

