FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studentët protestojnë, Rama thotë se ka nisur dialogun

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë të hënë me studentë dhe pedagogë të fakultetit të Gjeologjikut. “Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut, me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun(e në fakt zhvilluam vetë Dialogun). Mësova gjëra të reja prej tyre, mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë”, shkroi Rama në një shënim në Twitter.

Ndërkohë sot studentët zhvilluan protestën më të madhe gjatë 13 ditëve dhe deklaruan se nuk do të pranojnë asnjë negociatë me qeverinë, pa u plotësuar 8 kërkesat. Nuk dihet se me cilët studentë ka negociuar Edi Rama, kur shumica e tyre janë në rrugë dhe kanë bojkotuar mësimin.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?