FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi ndaj Fatos Lubonjës, Basha: Të mbrojmë zërat e lirë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmit ndaj makinës së analistit Fatos Lubonja.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha dënon me ashpërsi dhunën ndaj Lubonjës, duke shtuar se kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij.

Sipas kreut të PD, është detyrë e politikanëve të mbrojnë e mbështesin zërat e lirë si Lubonja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar kundër intelektualit publik Fatos Lubonja. Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është detyra jonë të mbrojmë dhe mbështesim zërat e lirë si Fatos Lubonja ndaj ju ftoj të gjithë të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik”, shkruan Basha.

Bashaaa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?