FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi personal i Berishës ndaj Yuri Kim, flasin Anila Basha dhe Nikoll Lesi

Nikoll Lesi dhe Anila Basha e kanë cilësuar si të gabuar sulmin personal që Sali Berisha i bëri ambasadores Yuri Kim në Foltoren e Lezhës.

“U shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër vikende e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë”, deklaroi Berisha në Lezhë.

Sipas botuesit të KOHA JONE, Nikoll Lesit, ish-kryeministri Berisha përsëriti të njëjtin gabim që bëri Presidenti Meta dy ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit kur sulmoi ashpër në TV ambasadoren Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Sulmi personal i Berishës ndaj Yuri Kim. Si e komentoni?

Nikoll Lesi: Jo se është ambasadorja e SHBA dhe nuk duhen komentuar qëndrimet e saj. Ne jemi njerëz të lirë dhe komentojmë edhe për ambasadoren.

Por shumë gabim nga Berisha dhe Meta ato që kanë thënë për ambasadoren amerikane Yuri Kim

Si zoti President Meta që gaboi rëndë dy ditë para zgjedhjeve me sulmin ndaj ambasadores që për mua ishte nonsens, pra nuk duhej bërë, ndaj mund të them se kjo që bën doktori duke u marr me ambasadoren, është gafë. Ai ka një betejë, e ka me Bashën për të marrë PD-në.

Anila Basha: Zoti Ristani është dakord për këtë sulm të tillë të Berishës ndaj Yuri Kim?

Arben Ristani: Mbani mend që ambasadorja e BE, Vlahutin, akuzohej me probleme me vila. Edhe ambasadorët nuk duhen marrë si etalon.

Anila Basha: Këtu kemi dekret të presidentit amerikan, ç’lidhje ka këtu Yuri Kim?

Arben Ristani: Zonja Kim, kam parë disa foto me jaht në rezortet e këtyre…

Anila Basha: Nuk ishte jaht por një skaf, me gazetarë.

Ylli Rakipi: Po edhe ambasadorja mund të udhëtojë me skaf, nuk ka ndonjë problem këtu.

Arben Ristani: Po flisni për një vend të varfër…

/TPZ.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?