FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmohet vandalisht me gurë makina e analistit Fatos Lubonja

Një sulm vandal i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja. Një person ka sulmuar me gurë makinën e publicistit të njohur, duke shkatërruar xhamin e parë të mjetit.

Siç shihet edhe në këtë foto ekskluzive që ka siguruar Dosja.al, sulmi është i kërcënues dhe jo më përmes ekraneve virtuale por fizikisht. Për fat të mirë në momentin e sulmit, në makinë nuk ka pasur njeri.

Burime pranë Policisë së Shtetit, bëjnë me dije personi që ka kryer sulmin ka tentuar ta shantazhojë edhe disa herë të tjera Lubonjën, duke e sharë indirekt apo duke bërtitur nëpër shkallë, por analisti nuk e ka denoncuar atë në Polici, për shkak se njihet si person me probleme të shëndetit mendor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personi është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është nisur procedimi penal. Nga hetimi i deritanishëm, personi nuk ka deklaruar për probleme personale por politike me publicistin e njohur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesa duket qëndrimet kritike të Lubonjës dhe sulmet e shpeshta verbale të Kryeministrit ndaj tij kanë ndikuar në aktin e dhunshëm.

Fakti që ngjarja ka ndodhur mesnatën e 1 korrikut, një ditë pas zgjedhjeve, konfirmon motivet politike te dhunës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?