Sulmuan ambasadorin amerikan, Selami i “tregon vendin” Berishës dhe Bashës
Pas qëndrimeve të prera të ish kryeministrit Berisha dhe kreut të PD, Lulzim Basha ndaj ambasadorit Lu, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga nje nga kritikët e hapur brënda PD, deputeti Eduard Selami.
Më herët Berisha mbajti qëndrim pas deklaratave të ambasadorit amerikan, pas protestës për mbetjet. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili reagoi pas deklaratës së ambasadorit Lu, ku kritikoi qëndrimin e PD-së për ligjin e vetingut duke e ankimuar atë në Kushtetutese. Në atë kohë Basha tha se nuk do të lejojë që asnjë ambasador t’u tregoj detyrën e tij si kryetar i PD.
I revoltuar nga kjo gjuhë urrejtje, deputeti demokrat Eduard Selami ka reaguar ndaj sulmeve të adresuara prej partisë së tij ndaj ambasadorit të SHBA-së në vendin tonë Donald Lu. Sipas Selamit, sulme të tilla janë riciklim i mbetjeve të diktaturës.
“Sulmet kundër ambasadorit amerikan, riciklim i mbetjeve nga diktatura komuniste”, shkruan Selami në rrjetet sociale. Reagimet vijnë pak kohë pasi ish kryeministri Berisha mbajti qëndrim pas deklaratave të ambasadorit amerikan, pas protestës për mbetjet.

