Tabaku: Integrimi po bëhet si miti i Sizifit

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shprehur sot në Kuvend se procesi i integrimit evropian për Shqipërinë, po bëhet si miti i Sizifit: Sa më shumë i afrohemi, aq më shumë na largohet. ”PD nuk ka asnjë dyshim se ardhmja e Shqipërisë është në BE. E meritojnë shqiptarët, jo qeveritarët, por nuk mund të mbyllim sytë kur Shqipëria e ka bërë procesin e integrimit europian si mitin e Sizifit, sa më shumë i afrohemi, aq më shumë largohet”,-tha Tabaku.

Deklarata

Ne përshëndetëm faktin që Shqipërisë i jepet një mundësi unike. Progresi i bërë deri më sot duhet njohur por Shqipëria duhet të plotësojë kriteret, siç janë të luftojë krimin dhe korrupsionin. Ka ndjeshmëri se nuk ndëshkohen kqeveritarët e korruptuar, ka ndërhyrje në media, ka ekonomi tregu jofunksionale, ka nevojë që qeveria dhe autoritete shqiptare të bëjënë çdo gjë për të zhdukur krimin dhe të korruptuarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD nuk ka asnjë dyshim se ardhmja e Shqipërisë është në BE. E meritojnë shqiptarët, jo qeveritarët, por nuk mund të mbyllim sytë kur Shqipëria e ka bërë procesin e integrimit europian si mitin e Sizifit, sa më shumë i afrohemi, aq më shumë largohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ka ndodhur sidomos pas 2013-ës, kur qeveria ka treguar mungesë interesi për të përmbushur detyrimet dhe ky nuk është faji i opozitës po i qeverisë shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?