Tahiri la gjurmë në sistemin TIMS, Habilaj i çoi makinën në Greqi

Gjatë mbledhjes së Këshillimit të Mandave, Prokurori i çështjes që ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit, ka thënë se ish-ministri ka lënë gjurmë në sistemin TIMS për marrëdhëniet e tij me Habilajt.

Besim Hajdarmataj përmendi një rast flagrant kur vetë Tahiri kishte udhëtuar drejt Greqisë dhe makinën që ai e kishte shitur, ia kishte çuar personalisht në Greqi Artan Habilaj. Më pas Tahiri ishte kthyer me makinën tip Audi me targa AA 003 GB nga Greqia.

Prokurori i Krimeve të Rënda tha se ka të dhëna kompromentuese në lidhje me deputetin për pjesmëarrje në grupin kriminal të Habilajve por edhe për dhënie dhe marrje mite, pra korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori theksoi se ka dokumente dhe material sekrete që kompromentojnë Saimir Tahirin, por që nuk mund të bëhen publike në asnjë mënyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?