FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tahiri Nuk ka asgjë që na përkul në betejën kundër krimit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha në parlament se situata nuk ishte e lehtë për të dhe familjen pas kërcënimeve të ditëve të fundit me shpërthime tritoli.

“Besoj se politika mund të ndajë bindjet, por jo njerëzit. Nuk do doja kurrë për asnjë përfaqësues të opozitës, deklata kaq të papërgjegjshme që i japin vrull krimit, sesa përfitojnë vota”, tha Ministri.

Ai tha se ka një prirje tejet të dhunshme, për të destabilizuar rendin në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është e lehtë për mua, përsa kohë u përfshi dhe familje ime, por nuk bën ndryshime për detyrën që mbaj, përsa kohë përfshihet edhe familje juaj, sepse bota e krimit kërcënon këdo”, shtoi Ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

"Bota e krimit duhet të marrë një mesazh, përse kriminaliteti guxon deri në këtë pikë. Në një vit e pak bëmë në luftën kundër krimit, atë që nuk e bëtë ju në 8 vjet. Kjo na konfirmon se jemi në rrugën e duhur. Jemi këtu për të qëndruar, dhe jemi këtu për t’u përballur me më shumë force. Jam këtu për të garantuar siguri për qytetarët në këtë vend”, theksoi Tahiri në sallën e Kuvendit.

Nuk gjej motiv pse nuk jemi bashkë në këtë betejë. Unë ka gjithë forcën, vullnetin e qeverisë dhe mbështetjen e qytetarëve, për të luftuar krimin. Nuk ka asgjë që mund të na përkulë, në këtë betejë”, deklaroi ministri i Brendshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?