”Tahiri” sherr mes deputetëve të rinj: Ish-ministri një cigare hashashi
Deputeti i PD, Klevis Balliu, është shprehur se Saimir Tahiri është vetëm një cigare hashashi në tonelatat e hashashit që kanë kaluar nga Shqipëria në Itali. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Balliu debatoi ashpër me deputetin e PS-së Alket Hyseni lidhur me vendimin e kuvendit për mosarrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.
Sipas Balliut, makina e Saimir Tahirit është prova që ai duhet të shkojë në burg dhe se në 4 vjet e vetmja meritë e Ramës është kanabizimi i vendit.
Nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Alket Hyseni, kundërshtoi Balliun duke bërë përgjegjës qeverisjen e PD-së për masivizimin e kanabisit në Shqipëri.
“Gjatë qeverisjes së PD në Lazarat prodhoheshin 900 tonë kanabis dhe kapeshin vetëm 2 tonë,-tha ai, ndërkohë që në këto 4 vjet sasia e kapjes së kanabisit nga ana e policisë është shumë e lartë”,-tha ai.
Të dy deputetët komentuan sipas mënyrës së tyre deklaratën e zëvëendësndihmës sekretarit të shtetit Hoyt Brian Yee dhe ambasadorit të SHBA Donald Lu për rastin Tahiri. Sipas Balliut këmbanat bien për kryeministrin Edi Rama, ndërsa për Hysenin ajo ishte një deklaratë që mbështet qeverinë e Rama dhe këtë mazhorancë.
KOHA JONË SONDAZH

