Tahiri/Xhafaj sulmoi Prokurorinë, Llalla: Situata e tensionuar, krimi…

Pas qëndrimit të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se Prokuroria po vetëpërdoret politikisht për çështjen Tahiri, ka ardhur menjëherë reagimi i Prokurorit Adriatik Llalla.

Në një prononcim për mediat, Llalla tha se “ish kryetari i reformës në drejtësi, ministër i brendshëm nëse nuk është i qartë për ndryshimet ligjore ligjore është problematikë e tij. Situate është e tensionuar, kriminaliteti është në të gjithë territorin e vendit dhe veçoj Vlorën, Lushnjen, Elbasanin. Detyra jonë është që të vihen para drejtësisë autorët”.

Sa i përket akuzës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se Prokuroria shiti operacionin e Babicës, kryeprokurori nuk e komentoi duke thënë se nuk e ka dëgjuar një gjë të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria e Krimeve te Renda ka kërkuar autorizim nga Kuvendi per arrestimin dhe kontrollin e banesës dhe sendeve personale të Saimir Tahirit dhe për këtë arsye sot në orën 11:00 do të mblidhet Keshilli i Rregullores dhe Mandateve për të vendosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?