FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI do në listat parlamentare përfaqësimin e grave me 50 %

LSI synon  që të forcojë rolin e gruas  në këtë forcë politike. Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim Klajda Gjosha  gjatë një takimi të zhvilluar në Lushnje u shpreh se tashmë synim mbetet që edhe në listat parlamentare të ketë 50% gra.

“Ajo që duam të bëjmë tani është që dhe në listat tona parlamentare të ketë 50 % gra por duhen njerëz me vizion dhe arsimim me qëllim që LSI të ketë një zë të fuqishëm brenda parlamentit shqiptar”- u shpreh Gjosha.

Gjithashtu, ajo  theksoi se LSI-ja është forca politike më konstruktive dhe që i  ofron qytetarëve siguri dhe platforma të bashkëpunimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pa konsensus, dialog dhe mirëkuptim Shqipëria nuk mund të ecë përpara”- tha Klajda Gjosha

Swiss Digital Mobile Reklama

Nënkryetarja e LGI-së, Brunilda Paskali, tha se LSI-ja është forca politike ku gratë dhe vajzat mund të bëjnë karrierë politike .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?