Tarifat për rrugët, Spahiu jep zgjidhjen më të mirë
Duket se pas tarifës për Rrugën e Kombit, shqiptarëve do ti shtohet edhe një tjetër tarifë, ajo për autostradën Tiranë-Durrës. Për këtë tarifë, deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, shkruan se kjo nuk është gjë e re për shqiptarët.
”Nuk ka asgjë të re dhe që shqiptarët nuk e njohin, rrugët me pagesë, por duhet ri-parë dhe ri-menduar taksa e qarkullimit, fonde që duhet ti adresoheshin rrugëve të reja dhe mirëmbajtjes së tyre, taksë që shqiptarët e para-paguajnë me blerjen e naftës, fakt që në Shqipëri nafta ka çmimin më të lartë në rajon”,-shkruan Spahiu në facebook.
Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së thotë se vendosja e pagesave për rrugët e shoqëruar me heqjen e taksës së qarkullimet, do të ihte veprimi i duhur dhe më korrekt.
”Vendosja e pagesave për rrugët e shoqëruar me heqjen e taksës së qarkullimet mendoj se do të ishte veprimi i duhur dhe më korrekt, gjë që do çonte dhe në uljen e çmimit të naftës, si produkt bazë energjie. Kështu si po duan të veprojnë, na meren lekët dy herë, madje dhe tre herë, pasi rrugët deri më sot janë ndërtuar me investim direkt nga buxheti”,-nënvizon më tej Spahiu.
KOHA JONË SONDAZH

