Taulant Balla flet për zgjedhjen e Presidentit: Partia Socialiste do të propozojë kandidatin e saj

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas përmbylljes së seancës plenare për raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit, ka dalë në një deklaratë për mediat.

Në raundin e katërt, PS do të propozojnë një kandidat apo kandidate në varësi të një procesi që ne jemi duke e vijuar që prej datës 28 mars.

Një forcë politike serioze, bën dhe një proces paraprak përzgjedhës. Përgjatë këtij ne kemi identifikuar dhe vijojmë të identifikojmë kandidatura potenciale që përmbushin disa prej pritshmërive që kanë qytetarët. Ne duam që Presidenti apo presidentja në 5 vitet e ardhshme të jetë autoritet moral. Të mos jetë Presidenti PS por i gjithë shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët në vijim do jemi në komunikim dhe më të shpeshtë për gjithë zhvillimet. Ne brenda forcës tonë kemi rregulla që do i respektojmë, do bëjmë diskutim të gjerë e thelluar në kryesi, më pas në grupin parlamentar prej ku do merret dhe mbështetja si e kërkon Kushtetuta me të paktën 20 firma mbështetëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë rast, PS ka 74 mandate dhe ajo që është me rëndësi është që ky proces po shkon drejt përfundimit“, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?