Taulant Balla: Gjithçka e sajuar kundër meje
Akuzat e forta të hedhura nga nënkomisari i Policisë së Shtetit, Emiliano Nuhu se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rrahja për të mbyllur hetimin për djalin e tij, i cili akuzohej nga një vajzë për përdhunim, si dhe Taulant Ballën, ka qenë tema e “Open”, mbrëmjen e së enjtes në Top Channel.
Në një lidhje “Live” nga Kuvendi, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke ritheksuar se në ditën që pretendohet se ai ka kërcënuar efektivin Nuhu, ai ka qenë në Pogradec.
“Nuk është polici fajtori për gënjeshtrën e madhe. Nuk kam qenë në asnjë komisariat. Raporti me deputetin Rahja është njësoj si me çdo deputet. Në padinë ndaj Bashës e kam sqaruar që kam qenë Pogradec. Kam marrë garancitë nga deputeti Rahja se nuk e ka bërë këtë”, u shpreh Balla, i cili shton se i ka kërkuar shpjegime deputetit Rahja pas denoncimeve të bëra rreth kësaj çështje dhe ai i ka bërë me dije se nuk e konflikti mes djalin të tij dhe shtetases XH.M janë sqaruar.
Më tej Balla u shpreh se personalisht për të është e rëndësishme të zbardhet ngjarja, e të dënohet djali i deputetit nëse i ka prekur edhe 1 fije floku vajzës Xh.M. “I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të inspektojë këtë rast. Nëse Prokuroria e Krujës nuk ka bërë proceduarat në rregull të gjendet përgjegjësi, të merren masat disiplinore”, tha ai.
Për Ballën, Emiliano Nuhu është paguar për ta sulmuar atë personalisht. Më tej kreu i grupit parlametar ftoi kreun e PD që të bënte edhe ai një kallëzim penal për rastin, e kush gënjen të mbajë përgjegjësitë.
“Nëse kallëzimi im penal është i rremë, unë përfundoj në burg. Ftoj edhe Bashën që të bëjë kallëzim penal, e kush gënjen të mbajë përgjegjësitë”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

