Taulant Balla tregon negociatat me Mediun dhe Idrizin: Arritëm të vendosnim në shina procesin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, theksoi se me Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin kanë rënë dakord që të ulen sërish për bisedime dhe të nxjerrin emra konkretë  për Presidentin e ri të Republikës.

“Ne kemi rënë dakord që të ulemi përsëri për emrin. Me dy grupet parlamentare që kemi takuar ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë.

Mediu na ka informuar dhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga opozita, për një përpjekje që Mediu po bën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë disa biseda të frytshme, sot me dy grupet kemi arritur te vendosim piketa dhe shina në një proces që do na çojë drejt një kandidati konsensual. Ne nuk duam ta vrasim procesin. Ne kemi rënë dakord që të ulemi përsëri për emrin”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?