Të mërzitesh me dyzimin e Xhensilën…
Nga Ylli Dylgjeri –
Të mërzitesh me dyzimin e Xhensilën është njëlloj si të mërzitesh me këtë barcaletë:
Dy të sëmurë të shtruar në spitalin psiqiatrik refuzuan më së fundi të pinin ilaçet.
Infermierja e dhomës e mërzitur nga ky refuzim i qahet doktorit :
Nuk mi pinë më ilaçet te dhoma 6 doktor!
Doktori një tip menefrego i thotë infermieres: Provoje dhe një herë!
– Nuk duan doktor, reziston infermierja.
– Ok, hajde me mua se ja jap Unë- thotë mjeku
Shkojnë të dy në dhomën 6. Hapin derën dhe shohin njërin pacient që kish hipur mbi krevat dhe bënte sikur ngiste makinën.
– Hej, ku po shkon?
– Po shkoj në Krujë- i thotë i sëmuri psiqik.
– Mirë bën, po meqë po shkon në Krujë, ti do ndalosh në Fushë-Krujë për të pirë ujë, na piji dhe këto ilaçet.
-Po bjeri, i thotë i sëmuri dhe i fut në xhep, pastaj i fut marshin makinës për tu nisur….
– I sëmuri tjetër sa e sheh që i fut marshin, futet në krevat dhe fillon të tundet.
– Doktori i tërheq çarçafin dhe e pyet:
– Po ti ça ke që tundesh?
– Unë po shkoj me gruan e këtij që u nis për Krujë….
KOHA JONË SONDAZH

