Tedi Blushi tallet me Rudina Hajdarin: Po shpërdoron me mbiemrin, derisa mami të kalojë vetingun

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, përmes rrjeteve sociale shpreh zhgënjimin e tij, që Rudina Hajdari nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.

Megjithatë, Blushi thotë, se e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun.

“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.
Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun”, shkruan Tedi Blushi në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i Zëdhënësit të Presidencë pas qëndrimit të Rudina Hajdarit e cila e cilësoi si turp, takimin mes Kreut të Shtetit, Ilir Meta dhe Nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili, takim në  kuadër të diskutimeve për dekretimin e datës së re të zgjedhjeve vendore, pas anulimit të 30 qershorit.

Komenti i Hajdarit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?