Televizionet bojkotojnë protestën e aktorëve
Mbrëmjen e sotme aktorët nisën protestat pa ndalim kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Ndërsa ka rreth një orë që artistët janë mbledhur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në mënyrë të paprecedentë, shumica e televizioneve nuk e pasqyrojnë atë.
Përjashtim kanë bërë sot vetëm televizioni “Top News” që e ka transmetuar që në fillim protestën dhe televizioni “Fax News“.
Mediat e “pavarura” kanë zgjedhur që të mos transmetojnë fjalimet dhe revoltën e aktorëve ikonë të skenës si Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Medi Malkaj, Bujar Asqeriu dhe shumë të tjerëve. Në vend të apelit qytetarë dhe protestë së njerëzve të skenës, shumica e mediave vijojnë të transmetojnë pamje nga kasetat e gatashme të inaugurimevet të Kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.
Në mungesë të pasqyrimit në mediat, aktorët kanë zgjedhur rrjetet sociale duke publikuar video live nga tubimi ku kundërshtohet vendimi i qeverisë.
https://www.facebook.com/232465630646137/videos/261901964369170/
KOHA JONË SONDAZH

