Tension në parlament, Rama fyerje ndaj opozitës pasi iu përmend Tahiri. Noka i afrohet në foltore
Tension në parlament. Ndërsa kryeministri Rama fliste në foltore, deputeti i PD-së Flamur Noka i është afruar foltores për të mos e lejuar.
Si zakonisht, kur Edi Ramës i përmendet akuzat në Kuvend për lidhjet e tij me trafikun e drogës, kanabisin dhe Saimir Tahirin, ia del situata nga duart dhe nis me sharje e fyerje në sallën e parlamentit.
Kështu ndodhi edhe sot, pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili i kujtoi Ramës për lidhjet e tij dhe Tahirit me trafikantët e drogës, Balilin, Habilajt, etj.
Sapo ka marrë fjalën në sallën e Kuvendit, Rama ka nisur me fyerje dhe ofendime ndaj ish-kryeministrit. Kjo ka sjellë edhe reagimin e deputetit Flamur Noka e më pas edhe të tjerëve.
Pasi kanë shkëmbyer akuza, Rama ka nisur sërish me ofendime. E sigurisht nuk mund të mungonte ndërhyrja e Gramoz Ruçit i cili e ka përjashtuar deputetin Noka nga seanca.
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pas disa paralajmërimeve ndaj Nokës, ndërpreu seancën ndërsa tha se deputeti i PD përjashtohet nga punimet e Kuvendit.
Debati
Rama: Unë kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj politikë me emra krimninelësh, e me emra krushqish. Këtë e ke ti, si llaxorja më e madhe e këtij vendi historikisht ty ta kemi lënë. Ke bërë edhe kazanin dixhital atje, vazhdo.
Noka: Ndërpreje seancën dhe nxirre përjashtë.
Ruçi: Ulu poshtë. Të tërheq vëmendjen zoti Noka. Mos pengo seancën.
Rama: Nuk i thashë as injorant, as idiot, as kriminel, asgjë nga fjalët që tha ai, i thashë thjesht dhe vetëm një opinion, një llaxore më e madhja që ka ky vend.
Noka vijon dhe flet.
Ruçi: Zoti Noka të tërheq vëmendjen, për të pestën herë të nxjerr përjashta.
Edi Rama: Nga ç’pyll e keni sjellë këtë more? O Sali, në ç’pyll e gjete këtë? Nga ka dalë ky…Tërhiqeni në strofull këtë.
Gramoz Ruçi: Zoti Noka të tërheq vëmendjen.
Flamur Noka: Ndërpreja fjalën këtij.
Gramoz Ruçi: Zoti Noka, të tërheq vëmendjen. Keni dy minuta që pengoni zhvillimin e seancës. Përjashtohesh nga seanca.
Rama: Ç’është ky mo, tërhiqeni në strofull. Na doli ky, kush është ky?
Ruçi: Zoti Kryeministër një minutë mos fol.Zoti Noka pasi të kam tërhequr vëmendjen, pasi të kam dhënë vërejtje, ke dy minuta që po pengon zhvillimin e seancën dhe për përdorimin e fjalëve ofenduese ndaj folësit, në rastin konkret Kryeministër, të përjashtoj nga seanca. 5 minuta pushim.
Rama: Nga pylli doli ky?
KOHA JONË SONDAZH

