Tërhiqet PS, Kuvendi rikthen listën e kandidaturave të ONM-së për KLP-në
- Entela Hoxhaj, më e mira e vlerësuar nga ONM, përjashtohet nga Kuvendi 2 ditë më parë për mospërmbushje të kushteve ligjore
- Lista me 3 kandidatë për KLP tek Ligjet, përmbyset ajo e Avokatit të popullit
Kuvendi tërhiqet nga lista e emrave të kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisëm, listë me të cilën Kuvendi rrëzoi propozimet e ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Lajmin e bëri me dije Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjoçaj, i cili teksa paraqiti raportin para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve mohoi se fajktin që përmes raportit të tij ishin rrëzuar kandidaturat e ONM-së dhe Avokatit të Popullit.
Gjoncaj tha se me këtë raport që kam paraqitur nuk është e thënë së rrëzohen kandidaturat që ka paraqitur ONM-ja, duke fajësuar mediat se ka pasur keqkuptim në leximin e raportit të Kuvendit.
Gjonçaj sqaroi se Kuvendi ka kualifikuar dy kandidatë nga Shoqëria Civile të cilët i kishte përjashtuar ONM.
“Sa i takon anëtarit të Shoqërisë Civile në KLP, janë kualifikuar dy kandidatë që i kishte përjashtuar ONM. Kemi argumente ligjore për këtë. Analiza e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit ka qenë më e thelluar edhe se vetë nga, ndaj ka pasur vlerësim ndryshe nga ONM dhe pikëzim jo të njëjtë me të me kandidatët. Raporti im nuk është përjashtues. Përzgjedhja e emrit është tagër e seancës parlamentare. Media e keq interpretoi situatën. Është Parlamenti, vota e deputetëve që vendos se kush do të jetë pjesë e KLP-së”- shtoi Gjonçaj, duke nënkuptuar në këtë mënyrë tërheqjen e Kuvendit dhe rikthimin e listës së ONM-së për kandidatët e KLP-së.
Po çfarë ndodhi dy ditë më parë?
Kuvendi i Shqipërisë doli kundër Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që vjen nga radhët e shoqërisë civile. Pas procesit maratonë prej më shumë se një viti, pasi shoqëria civile nuk aplikonte, procesi u përmbyll dhe Komisioni i Vlerësimit pranë Avokatit të Popullit i dërgoi Kuvendit dhe ONM-së listën me 4 emra, ku më e vlerësuara ishte aktivistja Entela Hoxha. Në datën 12 janar, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i dërgoi Kuvendit vlerësimet e saj, duke kualifikuar vetëm kandidatet Mimoza Qinami, e cila nga Avokati i Popullit ishte renditur e treta. ONM-ja ka skualifikuar duke futur në listën e zezë Entela Hoxhën, Andi Muratajn dhe Alfred Ballën. Por Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genc Gjoncaj, pasi ka mbledhur të gjitha raportet, ka bërë vlerësimin përfundimtar. Sipas raportit të firmosur prej tij, Gjoncaj ka rënë dakord vetëm në një pikë me ONM-në: sa i takon kandidates Entela Hoxha. E renditura e para nga Avokati i Popullit është skualifikuar edhe nga ONM edhe nga Kuvendi. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit po ashtu ka kualifikuar kandidatet e vetme që mori notë kaluese nga ONM-ja: Mimoza Qinamin. Edhe këtë kandidate Gjoncaj e ka klasifikuar si të fundit në grupin e kandidatëve kalues. Ajo që habit është fakti se Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka kualifikuar dhe ka marrë nga lista e zezë e OMN-së, për ti futur si kandidatë kalues dy emra: Andi Muratej dhe Alfred Balla. Të dy kandidatët e skualifikuar nga ONM-ja janë kualifikuar nga Genc GJoncaj, madje janë renditur më të vlerësuarit e Kuvendit, duke tejkaluar të vetmen kandidate të kualifikuar nga ONM-ja, Mimoza Qinamin. “Importimi” i kandidatëve nga lista e zezë e ONM-së është një element i lejueshëm nga pikëpamja ligjore, por kjo gjë pritet të shoqërohet me debat në Komisionin e Ligjeve i cili do të procedojë më tej me këtë organ.
Vlerësimi i Kuvendit
Sipas dokumentit të publikuar nga Kuvendi, tre kandidatët e kualifikuar për të vazhduar garën, pas vlerësimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit janë renditur konkretisht: Alfred Balla, me 80 pikë, Andi Muratej me 79 pikë dhe Mimoza Qinami me 78 pikë. Nga ana tjetër, Kuvendi njofton se 12 kandidatë janë përjashtuar nga gara në raportin e vlerësimit të hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Raporti së bashku me listën e kandidatëve të kualifikuar dhe listën e kandidatëve të skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, si dhe dokumentacioni për secilin kandidat, i është më 15 janar 2018 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend. Gjithashtu Kuvendi bën me dije se Komisionit të Ligjeve i është vënë në dispozicion edhe kopje e raportit të ONM për vlerësimin e kandidatëve për KLP nga shoqëria civile së bashku me dy listat e hartuara. Lista e kandidatëve e cila u dërgua në Kuvend nga Avokati i Popullit, ka pësuar ndryshime në numër dhe në renditje duke u paraqitur me një përbërje të re në komisionin e ligjeve. Avokati i Popullit kishte dërguar në Kuvend listën e fituesve me katër emra dhe me përbërje sipas pikëve: Antela Baçi, Hoxhaj, 81 pikë, Andi Muratej. 79.5 pikë, Mimoza Qinami, 79 pikë dhe Alfred Balla, 63 pikë. Kriteret mbi të cilat është mbështetur vlerësimi për kandidatët kanë qenë meritat profesionale, ato morale, aftësitë organizative, drejtuese e menaxchuese dhe për merita të tjera.
Kandidatët sipas vlerësimit të Kuvendit:
Alfred Balla – 80 pikë
Andi Muratej – 79 pikë
Mimoza Qinami – 78 pikë
Përjashtohet Entela Hoxhaj për mospërmbushje të kushteve ligjore
Rekomandimi i ONM:
Entela Baci (Hoxhaj) – 81 pikë
Andi Muratej – 79.5 pikë
Mimoza Qinami – 79 pikë
Alfred Balla – 69 pikë
KOHA JONË SONDAZH

