Thirrja e Ndokës: Opozita sot duhet të politizohet, ngrini zërin…

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i bën thirrje qytetarëve të protestojnë, teksa thotë se nuk duhet të kenë frikë nga politizimi i protestave.

”Protesta është gjithmonë politike! Kërkoni ndihmën dhe pjesëmarrjen e opozitës, kërkoni politizimin e protestës, se problemin ua ka krijuar politika. Opozita sot duhet të politizohet, qytetërohet dhe të çlirohet nga komplekset e thurura nga një mendje djallëzore e ”mëkatare”!”, thotë Ndoka.

Më tej Ndoka thotë se opozita është garanci dhe e vetmja mundësi për reagim sot, dhe përgjegjësi nesër.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Të gjithë duhet të ndërgjegjsohen: opozita është mision, shpresë, garanci, alternativë dhe e vetmja mundësi politike për reagim sot dhe përgjegjësi nesër! -Të nderuar qytetarë shqiptarë, nëse keni një shqetësim, nëse vëreni një padrejtësi që pushteti j’ua ka nëpërkëmbur, protestoni; protestoni! Ngrini zërin Tuaj; por mos harroni, se për këtë qëllim është votuar Opozita; të jetë zëri juaj; forca juaj! Mos kini frikë nga politizimi i së ‘keqes’; pa politikë nuk ka zgjidhje”,-shkruan më tej Ndoka.

Swiss Digital Mobile Reklama

POSTIMI I PLOTE:

Kërkohet depolitizimi i opozitës!
Protestojnë qytetarët; u kërkohet që mos ta politizojnë protestën!
Protestojnë artistët; kompleksohen nga opozita!
Protestojnë grupe interesi; fajësojnë qeverinë dhe opozitën!

Thërret opozita protestën; e quan protestë popullore!

–Pse kemi frikë nga politizimi i opozitës?!
–Pse kemi frikë nga përgjegjesitë për dje, për sot dhe nesër?!
–Pse nuk ka alternativë zgjidhjeje dhe angazhim për çdo protestë, për çdo shqetësim e për çdo konflikt që nxjerr ‘tym’?!

Rama ka arritur të kompleksojë mediat, të frikësojë grupet e interesit, të miklojë shoqerinë civile; të barazojë opozitën me veten, me gabimet e fajet e qeverisë; “të gjithë njësoj”!

Opozita duhet të jetë institucionale, e fortë dhe alternative në Kuvend; agresive në rrugë, e gjithkundgjendur tek qytetarët e tek problematika. Ku del tym nga keqqeverisja opozita duhet te jete aty, jo me shishe benzine në dorë, por me fjalë, angazhime, besim dhe zgjidhje.

Të gjithë duhet të ndërgjegjsohen: opozita është mision, shpresë, garanci, alternativë dhe e vetmja mundësi politike për reagim sot dhe përgjegjësi nesër!

-Të nderuar qytetarë shqiptarë, nëse keni një shqetësim, nëse vëreni një padrejtësi që pushteti j’ua ka nëpërkëmbur, protestoni; protestoni! Ngrini zërin Tuaj; por mos harroni, se për këtë qëllim është votuar Opozita; të jetë zëri juaj; forca juaj!
Mos kini frikë nga politizimi i së ‘keqes’; pa politikë nuk ka zgjidhje!

Nëse proteston një qytetar, përfaqëson veten; nëse proteston një fshat, proteston një grup interesi; nëse proteston shoqëria civile, proteston ndjeshmëria publike; nese i bashkangjitet protestës qoftë edhe një deputet i vetëm protestojnë edhe (10 mije qytetarë që e kanë mandatuar).

Protesta është gjithmonë politike! Kërkoni ndihmën dhe pjesmarrjen e opozitës, kërkoni politizimin e protestës, se problemin ua ka krijuar politika! Opozita sot duhet të politizohet, qytetërohet dhe të çlirohet nga komplekset e thurura nga një mendje djallëzore e ‘mëkatare’! Politizojeni Opozitën, çlironi veten, reagoni, protestoni, votoni me përgjegjësi dhe memorie të kthjellët! Opozita e politizuar sot, do jetë më e përgjegjshme nesër!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?