Trafikantët “të gjitha votat u vodhën”, faqe e zezë e kryeministrit.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka lëshuar një sërë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit.

Duke iu referuar zbardhjes së përgjimeve të grupit të Habilajve, Vasili shkruan në rrjetin social se edhe trafikantët e dyshuar si të lidhur me Tahirin ishin në dijeni se PS ka vjedhur të gjitha votat e shqiptarëve më 25 qershor.

Vasili shprehet se kjo është një faqe e zezë jo vetëm për Edi Ramën por edhe për këdo të huaj që shprehet i bindur se zgjedhjet e 25 qershorit nuk ishin të vjedhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI

Swiss Digital Mobile Reklama

Trafikantët “të gjitha votat u vodhën”, faqe e zezë e kryeministrit.

Kryeministri ishte krenar për zgjedhjet e 25 qershorit, ca të huaj thanë që ishte mandat bindës, sa qesharakë dhe te pacipë. Edhe të kapur deri në grykë!

Përgjimet e antimafias për Tahirin nxjerrin fjalët e trafikantëve, ata thonë me gojën plot “të gjitha votat i kanë vjedhur”.

Kjo është faqja e zezë e kryeministrit dhe të çdo të huaji, që “bindet” me zgjedhjet e vjedhura të 25 qershorit.

Pergjimet te cilave i referohet Vasili, te publikuara nga Report tv

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?