FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trafikantët: Votat u vodhën, Vasili: Faqja e zezë e Ramës

Placeholder Image

Në dosjen ”Tahiri”, ndër të tjera u zbardhën edhe përgjime që lidhen me zgjedhjet e 25 qershorit, ku trafikantët i thonë njëri-tjetrit se votat u vodhën. Mbi këtë skandal, ka reaguar kreu i deputetëve të LSI-së. Petrit Vasili në një status në facebook, shkruan se zgjedhjet janë faqja e zezë e kryeministrit.

”Përgjimet e antimafias për Tahirin nxjerrin fjalët e trafikantëve, ata thonë me gojën plot “të gjitha votat i kanë vjedhur”. Kjo është faqja e zezë e kryeministrit dhe të çdo të huaji, që “bindet” me zgjedhjet e vjedhura të 25 qershorit”,-shkruan Vasili.

Statusi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Trafikantët “të gjitha votat u vodhën”, faqe e zezë e kryeministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri ishte krenar për zgjedhjet e 25 qershorit, ca të huaj thanë që ishte mandat bindës, sa qesharakë dhe te pacipë. Edhe të kapur deri në grykë!

Përgjimet e antimafias për Tahirin nxjerrin fjalët e trafikantëve, ata thonë me gojën plot “të gjitha votat i kanë vjedhur”.

Kjo është faqja e zezë e kryeministrit dhe të çdo të huaji, që “bindet” me zgjedhjet e vjedhura të 25 qershorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?