FIFA World Cup 2026™ 11 Korrik - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Transformimi i e-Albania brenda vitit”, Rama: Do komunikojë me qytetarët si ChatGPT

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shërbimi e-Albania do të transformohet brenda vitit, duke u përmirësuar më shumë inteligjenca artificiale.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Tepelenë, Rama tha se qytetarët që do marrin shërbim do të komunikojnë me e-Albanian njëjtë si ChatGPT, ku do marrin përgjigje në kohë reale për çdo pyetje.

Ndër të tjera ai theskoi se me ligjin e ri që kanë nxjerrë do ndryshojnë tërësisht Prokurimet Publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi në proces të integrimit europian që kërkon që të bëjmë disa ligje. Prokurimet publike në Shqipëri kanë ende problematika, ndonëse janë në nivel tjetër siç ishim më parë. Ato prodhojnë stres, padrejtësi dhe një pjesë të perceptimit të qytetarëve për vendin. Kemi nxjerrë një ligj të ri, do të ndryshojmë tërësisht Prokurimet Publike. Jemi duke transformuar E-Albania, e cila pas pushimeve do të komunikojë me qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetari që do të hyjë në E-albania do të jetë i shoqëruar nga inteligjenca artificiale, sikur të ishte shoqëruar nga një person fizik. Brenda vitit do të kemi dhe shoqëruesin virtual me zë dhe figurë, në E-Albania. E-Albania nuk do të jetë më thjesht me zë dhe shkrim, por do të marrësh me faceup, ku do të orientoheni duke ju thënë ku do të klikoni. Këtë proces do ta shtrijmë në çdo sektor, dhe në drejtësi. Kjo do të ndihmojë sistemin e drejtësisë dhe rritjen e transparencës. Janë shumë gjëra duke u gatuar, por këto kërkojnë njeriun, forcën njerëzore”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?