Treni i diktaturës, Gjosha: Mania e pushtetetit po shkatërron integrimin në BE

Sot Komisioni i BE-së do të diskutojë për zgjerim të bllokut duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kur do të ndodhin anëtarësimet e reja. Mbi këtë situatë që për Shqipërinë është e paqartë, ka reaguar ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Pyetja e deputetes së LSI-së është se në cilit tren po shkon Shqipëria? Sipas saj, vendi është në rrezik pasi ndodhet në trenin e diktaturës që po rrezikon integrimin e vendit, si pasojë e manisë për të marrë të gjitha pushtetet.

”Drejt trenit të vlerave të përbashkëta apo drejt trenit të diktaturës, ku mania për të marrë në dorë gjithë pushtetet po shkatërron aspiratën europiane të shqiptarëve”,-shtron pyetjen Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo shkruan në një status në facebook, mbi rëndësinë e kësaj strategjie. Duke folur se Ballkani Perëndimor, që është një strategji e jashtëzakoshme, ku vende si Serbia dhe Mali i Zi do të përfitojnë, e Shqipëria shkruan Gjosha, po diskuton nëse do çel apo jo negociatat.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Serbia dhe Mal i Zi janë lider në rajon me një perspektivë të qartë anëtarësimi në 2025, bazuar mbi plotësimin e kritereve, Shqipëria ende diskuton nëse do të çel apo jo negociatat! Edhe paragrafi për Shqipërinë rikonfirmonte edhe një herë pasigurinë e Komisionit Europian për plotësimin e një kushti kryesor që është reforma në drejtësi”,-shkruan Gjosha.

Statusi i plotë i Klajda Gjoshës

Strategjia e BE për zgjerimin, një mundësi për Shqipërinë apo një shans i humbur?

Sot prezantohet një nga strategjitë më të rëndësishme mbi perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Duket qartë se BE tashmë për shumë arsye i është rikthyer me seriozitet projektit të saj më të suksesshëm, për hir të stabilitit në Ballkan, por edhe të qytetarëve europian. I është rikthyer idesë se Ballkani Perëndimor është një mundësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar ekonominë europiane por edhe për të rritur influencën e saj mbi rajonin tonë! BE ka kuptuar nevojën për një reformatim të brendshëm për të rikthyer solidaritetin dhe forcimin e demokracisë dhe institucioneve të saj. E në këtë qasje patjetër që përfitojnë vendet aspirante, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Por ajo që duhet të gjithë te kuptojmë është se ky nuk është një proçes që dhurohet për asnjërin nga ne. Është një proçes bazuar mbi meritë, mbi aftësinë e secilit shtet për të përballuar sfidën e demokracisë, e shtetit të së drejtës, e vlerave të përbashkëta.
Ndërkohë që Serbia dhe Mal i Zi janë lider në rajon me një perspektivë të qartë anëtarësimi në 2025, bazuar mbi plotësimin e kritereve, Shqipëria ende diskuton nëse do të çel apo jo negociatat! Edhe paragrafi për Shqipërinë rikonfirmonte edhe një herë pasigurinë e Komisionit Europian për plotësimin e një kushti kryesor që është reforma në drejtësi.

Drejt cilit tren po shkon Shqipëria? Drejt trenit të vlerave të përbashkëta apo drejt trenit të diktaturës, ku mania për të marrë në dorë gjithë pushtetet po shkatërron aspiratën europiane të shqiptarëve?

Strategjia është një mundësi e artë për të gjithë ne nëse do ta trajtojmë me seriozitet bashkëpunimin me BE por në të njëjtën kohë është një shans i humbur për perspektivën 2025. Shqiptarët më shumë se çdo kush tjetër nuk e meritojnë këtë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?