Tritan Shehu: Ambasadori serb provokoi në Shkodër, ku është Ministria e Jashtme?
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar sot ndaj deklaratave të ambasadorit serb në Shkodër, i cili deklaroi se Kosovës do të jetë gjithmonë e Serbisë.
Në një reagim publik, Shehu kërkon që Ministria e Jashtme shqiptare të mos hesht ndaj provokimeve të tilla. Të njëjtin regim, Shehu kërkon edhe për rastin e priftit malazez.
Deklarata e Tritan Shehut:
Sipas burimeve mediatike, brenda dy diteve nga Shkodra nje prift malazez dhe me tej Ambasadori i Serbise ne vendin tone, deklarojne se “Kosova eshte Serbi”.
Pa dyshim secili eshte i lire te kete opinionin dhe perkatesite e tij ne nje vend demokratik.
Por perderisa keto deklarata behen publike, pasqyrohen gjere ne media, irritojne opinionin publik ne vendin tone, do te duhej nje reagim qofte dhe formal i Ministrise sone te Jashteme ndaj tyre.
Ministria jone nuk ka pse te heshte-jam i bindur se ne Beograd nuk do te heshtej ne nje rast te tille analog.
Ndersa gjykoj se autoret e ketyre deklaratave eshte me e udhes dhe me racionale te evitojne te tilla prononcime publike ne vendin tone.
KOHA JONË SONDAZH

