Tritan Shehu me Josef Daul: Rreziku nga instalimi i diktaturës së krimit

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ndodhet në një vizitë zyrtare në Strasburg, aty ku edhe nga zhvilluar një takim me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Z.Josef Daul. Ky takim, sipas edhe postimit të deputetit në rrjete sociale, ka pasur si temë kryesore situatën politike në vend, si protestën e opozitës, dhe angazhimin e PD-së për ta çuar vendin drejt rrugës së BE-së.

Duke e shoqëruar takimin me foto, Shehu shkruan se vendi është në rrezik nga instalimi i diktaturës së krimit.

”Një takim ku unë i riprezantova Presidentit zhvillimet në Shqipëri, rreziqet e mëdha që qëndrojnë para demokracisë sonë, e vendit në tërrësi nga instalimi i Diktaturës së Krimit. I paraqita përpjekjet e mëdha që po bën PD-ja, e Kryetari Basha, në mbrojtje të vlerave të të drejtës dhe rrugës sonë europiane”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu deputeti ka folur në këtë takim me detaje të protestës, dhe i ka përmendur arsyet pse opozita i thërret shqiptarët në shesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

”E njoha edhe me përgatitjet që po bëhen për protestën e 27 janarit, si një manifestim mbarë popullor kundër varfërisë, papunësisë, arbitraritetit, drogës, krimit etj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?