Tritan Shehu, Ramës: Nuk jemi në luftë, por kemi një epidemi para!

Nga Tritan Shehu

Mos spekulloni, nuk jemi në luft,ë jemi vetëm përballë një epidemie! Nëse edhe para pak humbi jetën një pacient tjetër, që do të vazhdonte të jetonte pavarësisht sëmundjeve shoqëruese, kjo ndodhi nga një infeksion viral, jo nga ndonjë predhë.

Ai i ndjerë, nëse u shtrua me vonesë në spital, kjo ndodhi sepse hallkat e sistemit shendetësor nuk funksionojnë si duhet nga mjeku i familjes, jo sepse u bllokua diku nga “luftime” apo rrugës nga “aviacioni” armik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse shifrat e vdekshmerisë sonë janë më të lartat edhe në rajon, nëse metodat invazive të terapise intensive nuk po japin rezultate si kudo, këtu nuk mund të akuzohen ato metoda, por kushtet jo bashkëkohore teknike të reparteve tona të reanimacionit, gjë qe nuk e ka shkaktuar ndonjë sabotim i “komandove” armike, por lënia në këtë nivel e sistemit tonë nën divizën “shendetësi falas”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse ne vazhdojmë të mos realizojmë teste, teste, teste, kjo nuk vjen se laboratorët tanë janë bërë “kolaboracioniste”, por sepse nuk duam ta realizojmë këtë.

Pra mos të fshihemi mbas termave spekulative si “luftë”, kasapanë, bomba etj, që vetëm ndotin ambientin, nuk ka asgjë të tillë e nuk do te ketë se njerëzimi disa herë është përballur me epidemi e ka fituar edhe kur nuk kishte dijet, mjetet e mundësitë e sotme.

Ka vetëm një ballafaqim me një epidemi ku ne e Rajoni jemi sot në një “fazë të butë”, që vërtet është një provë për çdo shtet e sistemet shëndetësore, ballafaqim që duhet përballur me realizëm, strategji, transparencë e vendosmëri, me sa më pak humbje njerëzore e ekonomike, e jo duke kërkuar të fshehësh përgjegjësitë e mos përgatitjeve e mungesën e vizionit mbas “luftërave” a “gjëmave” imagjinare.
Kjo sjellje jashtë realitetit vetëm shton rreziqet e pasojat negative.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?