Tronditet BE, Finlanda mund të njoh Katalonjën si shtet
Finlanda mund të bëhet vendi i parë që do të njohë zyrtarisht Katalonjën si republikë të pavarur, duku bërë kështu që shteti skandinav t’i kundërvihet drejtpërsëdrejti Bashkimit Evropian.
Mikko Karna, një nga deputetët më të rëndësishëm të vendit ka thënë se synon të paraqesë një mocion në parlamentin finlandez duke njohur vendin e ri të ri në kontinetitn Evropian. Karna, i cili është pjesë e partisë në pushtet, e udhëhequr nga kryeministri Juha Sipila, gjithashtu i dërgoi urimet e tij Katalonjës, pasi parlamenti rajonal votoi për shkëputjen nga pjesa tjetër e Spanjës, shkruan Express.
Nëse Finlanda do ta njohë zyrtarisht shtetin e ri të Katalonjës, kjo do të jetë një goditje e tretë në BE-në, e cila ka mbështetur në mënyrë të vendosur vazhdimin e një qeverie të bashkuar nën kontrollin e Madridit.
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker paralajmëroi sot se në bllokun evropian po shfaqen “bërryla” për shkak të ngjarjeve sizmike në Katalonjë.
Ditën e djeshme, gati një muaj pas një referendumi të ndaluar nga Madridi, Parlamenti katalanas “shkroi sërish historinë”, duke miratuar pavarësinë e rajonit. Ndërkohë Spanja reagoi duke vendosur sundimin e drejtpërdrejtë duke vendosur zëvëndëskryeministren e qeverisë në krye të Katalonjes. Kjo situatë e tensionuar ka bërë që fuqitë evropiane të distancohen, duke reaguar me fjalime të ngjashme që bënin thirrje për bashkimin e shetit spanjoll.
KOHA JONË SONDAZH

