FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tsipras: Gati për një epokë të re, pro integrimit të Shqipërisë

Takimet intesive të qeverisë shqiptare me atë greke, duket se do të japin rezultate, të paktën sipas deklaratave të vetë udhëheqësve.

Gjatë një dalje para popullit grek mbrëmjen e së shtunës, kryeminsitri grek Aleksis Tsipras ka bërë me dije se dialogu me palën shqiptare për çështjet mes dy vendeve duket se ka qenë produktiv dhe dy vendet janë të gatshme për të hapur një epokë të re në marrëdhëniet dypalëshe.

“Për fqinjin Shqipërinë informova liderët politikë se është hapur rruga për zgjidhjen e divergjencave dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri, e cila do të zgjidhë divergjencat mes dy vendeve dhe hap rrugën për kapitujt integrues të fqinjit tonë në Bashkimin Europian. Lidhur me këtë duket se kemi dakordësi të cilën edhe e përshëndes”, tha Tsipras.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur per Maqedoninë, Tsipras theksoi nevojën e zgjidhjes së ngërçit të emrit, ç’ka sipas tij do të çlirojë energji pozitive në gjithë rajonin e Ballkanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?