FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia, Rusia e Kina?! Bushati: Ballkani fushë shahu gjeostrategjike…

Shqiperia dhe fqinjët e saj mund të bashkohen më Bashkimin Evropian brenda një dekade.

Të paktën këtë bindje ndan Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në një intervistë për Reuters, duke folur mbi procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur për shkallën e ndikimit të Rusisë, Turqisë apo Kinës në rajon, Bushati thotë: “Ballkani Perëndimor shihet si një fushë shahu gjeostrategjike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria i mirëpret investimet nga vendet e tjera, përfshirë Japoninë, tha ai, por theksoi se nuk kishte alternativë tjetër veçse atë të anëtarësimit në BE. Ministri Bushati e ka bërë këtë intervistë gjatë punimeve të konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë artikulli i prestigjozes Reuters i kushton një vëmendje takimit mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me kancelaren Angela Merkel, ku kjo e fundit premton se do të përpiqet të përshpejtojë procesin, ndonjëherë të ngadalshëm, të zhbllokimit të fondeve të BE-së të destinuara për Ballkanin.

“Ne evropianët nganjëherë kemi nevojë për shumë kohë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një çështje se sa, por sa kohë duhet”, tha Merkel, duke vënë në dukje procedurat e gjata të planifikimit të projekteve të tilla si ndërtimi i autostradës, që mund të shqetësojë vendasit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?